Ushqimi tradicional i Kukesit
Flija e Kukësit Përbërësit: 3-4 kg miell (gruri ose misri) 10-20 kokrra vezë gjalpë vaj kripë Përgatitja Në një enë hedhim miell, ujë të vakët dhe kripë. I trazojmë përbërësit derisa të krijohet një masë qulli. Rrahim vezët në një enë tjetër të mbushur me gjysmë litër vaj ulliri. Ndërkohë mbi saç vendosim prushin e ndezur. Në tepsinë ku do të piqet flija hedhim një garuzhde nga masa e qulltë. Brumin e shpërndajmë në mënyrë të njëtrajtë në të gjithë sipërfaqen. mbi tepsi vendosim saçin e nxehtë dhe e lëmë derisa të piqet brumi.Pasi brumi të jetë pjekur, mbi të hedhim një shtresë uniforme nga masa me vezë e vaj dhe e lëmë të piqet. Pastaj vazhdojmë me shtresën tjetër të brumit. ky proces përsëritet derisa tepsia të mbushet plot. Pas pjekjes së fundit, para se të ftohet plotësisht e lëmë tepsinë edhe për pak kohë mbi prush.Më pas e presim në forma rombesh dhe mbi të hedhim gjalpë të shkrirë. E shpërndajmë gjalpin në mënyrë të njëtrajtshme.