Ushqimi tradicional i Kukesit

 Flija e Kukësit

Përbërësit:
3-4 kg miell (gruri ose misri)
10-20 kokrra vezë
gjalpë
vaj
kripë

Përgatitja
Në një enë hedhim miell, ujë të vakët dhe kripë. I trazojmë përbërësit derisa të krijohet një masë qulli. Rrahim vezët në një enë tjetër të mbushur me gjysmë litër vaj ulliri. Ndërkohë mbi saç vendosim prushin e ndezur.Në tepsinë ku do të piqet flija hedhim një garuzhde nga masa e qulltë. Brumin e shpërndajmë në mënyrë të njëtrajtë në të gjithë sipërfaqen. mbi tepsi vendosim saçin e nxehtë dhe e lëmë derisa të piqet brumi.Pasi brumi të jetë pjekur, mbi të hedhim një shtresë uniforme nga masa me vezë e vaj dhe e lëmë të piqet. Pastaj vazhdojmë me shtresën tjetër të brumit. ky proces përsëritet derisa tepsia të mbushet plot.Pas pjekjes së fundit, para se të ftohet plotësisht e lëmë tepsinë edhe për pak kohë mbi prush.Më pas e presim në forma rombesh dhe mbi të hedhim gjalpë të shkrirë.E shpërndajmë gjalpin në mënyrë të njëtrajtshme.

Comments

Popular posts from this blog

Ushqimi tradicional i Tiranes