Posts

Showing posts from December, 2019

Ushqimi tradicional i Kukesit

 Flija e Kukësit Përbërësit: 3-4 kg miell (gruri ose misri) 10-20 kokrra vezë gjalpë vaj kripë Përgatitja Në një enë hedhim miell, ujë të vakët dhe kripë. I trazojmë përbërësit derisa të krijohet një masë qulli. Rrahim vezët në një enë tjetër të mbushur me gjysmë litër vaj ulliri. Ndërkohë mbi saç vendosim prushin e ndezur. Në tepsinë ku do të piqet flija hedhim një garuzhde nga masa e qulltë. Brumin e shpërndajmë në mënyrë të njëtrajtë në të gjithë sipërfaqen. mbi tepsi vendosim saçin e nxehtë dhe e lëmë derisa të piqet brumi.Pasi brumi të jetë pjekur, mbi të hedhim një shtresë uniforme nga masa me vezë e vaj dhe e lëmë të piqet. Pastaj vazhdojmë me shtresën tjetër të brumit. ky proces përsëritet derisa tepsia të mbushet plot. Pas pjekjes së fundit, para se të ftohet plotësisht e lëmë tepsinë edhe për pak kohë mbi prush.Më pas e presim në forma rombesh dhe mbi të hedhim gjalpë të shkrirë. E shpërndajmë gjalpin në mënyrë të njëtrajtshme.

Ushqimi tradicional i Tiranes

Image
Ferges Tiranase   ⇜Përshkrimi Kjo eshte nje recete tradicionale e Tiranes. Përbërësit 1 qepe 3-4 thelpinj hudher melci vici ose qingji 4-5 domate te qeruara nga cipa 3 speca te kuq gjize e embel 400 gr pak spec djeges pak piper te zi majdanoz te grire sipas deshires kripe Udhëzime per pregaditje Ne nje tigan hedhim pak vaj ulliri. pasi te ngrohet pak vaji hedhim qepen dhe hudhren te grire imet. pasi kaurdiset mire qepa qe te marre ngjyre arre hedhim copat e melcise te prera ne kubike. Vazhdojme kaurdisjen dhe hedhim specat e kuq te grire. kur te jene kaurdisur (skuqur) perberesit hedhim domatet e qeruara nga cipa dhe te prera. i leme perseri ne zjarr mesatar duke i perzier vazhdimisht derisa te thithin lengun… ne fund i shtojme gjizen kripen piperin pak spec djeges dhe majdanoz sipas deshires. i perziejme mire dhe i leme ne zjarr te avashte derisa yndyra te dale siper. Sherbehet e nxehte si meze neper dreka ose da...